Aktualitet

Pushkë dhe drogë në banesë, arrestohet 26-vjeçari në Berat (EMRI)

25 Janar 2022, 11:16 Nga DOSJA
Pushkë dhe drogë në banesë, arrestohet 26-vjeçari

BERAT– Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, i cili posedonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi droge. Pas një kontrolli të befasishëm në banesë, policia ka vënë në pranga Sefedin Mehmetaj, banues në fshatin Osmënzezë të Beratit. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që posedojnë armë zjarri pa leje apo lëndë narkotike.Arrestohet 26-vjeçari, i cili poesdonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi cannabis sativa.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit S.M, ku si rezultat i kontrollit të befasishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në banesën e tij, një armë zjarri pushkë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S.M., 26 vjeç, banues në Osmënzezë, Berat.Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne berat berat sefedin mehmetaj arrestim ne berat berat sefedin mehmetaj

Sondazh

Poll