Aktualitet

Dita më e ftohtë! ACAR në Shqipëri, në zonat malore temperaturat deri në -20 °C

25 Janar 2022, 06:23 Nga DOSJA
Dita më e ftohtë! ACAR në Shqipëri, në zonat malore

TIRANË- Sot është dita më e ftohtë e muajit. Ashtu siç ishte paralajmëruar qytetarët shqiptarë janë zgjuar këtë të martë me temperatura nën 0, madje në zonat malore kanë shkuar deri në -20 gradë celsius. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës temperaturat kanë rënë nën 0 gradë ndërsa në zonat malore kanë arritur deri në -20 gradë celsius. Drjetuesit e mjeteve këshillohen që në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi të bëhet me zinxhirë dhe me goma dimërore. Deri më tani nuk ka pasur bllokim rrugësh apo problematika për shkak të ngricave.

Sinoptikania Lajda Porja deklaron se përmirësim të temperaturave do të ketë duke filluar nga dita e mërkurë, kur pritet që të ketë një rritje temperaturash me disa gradë ndërsa deri në fund të muajit, temperaturat do të jenë të qëndrueshme dhe në rritje të lehtë. Ajo raporton se edhe muaji shkurt do të ketë të pranishëm temperaturat e ulëta e më pas do të jenë prezente temperaturat normale.

Për shkak të këtyre temperaturave, është vendosur të bëhet mbyllja e shkollave për tre ditë. Edhe nesër do të jetë dita e fundit që nxënësit do të qëndrojnë në shtëpi për tu rikthyer me datë në 27 në shkolla, pas vendimit e marrë nga Ministria e Arsimit që ata të qëndojnë në banesa.

Gjatë 24-orëshit do të jenë të pranishme ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore. Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Temperatura deri në -20°C! ARRSH: Kujdes kur lëvizni, pajisuni me goma dimërore

Vendi ka ngrirë! Sinoptikania Porja: Nesër tërhiqet vala e të ftohtit

EPIKE! E mbulon me batanije, ZGJIDHJA e shqiptarit për të mos i ngrirë makina

I ftohti i acartë spektakël në Pogradec, krijohen forma të veçanta akulli në liqen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll