Aktualitet

Vrasja e ‘Pikes’/ Zhdukja e 5000 pakove me kokainë, shkak i ekzekutimit të Dashit

25 Janar 2022, 09:49 Nga DOSJA
Vrasja e ‘Pikes’/ Zhdukja e 5000 pakove me kokainë, shkak i

TIRANË– Shkaku kryesore i vrasjes së shqiptarit, Ergys Dashit në Ekuador, dyshohet të jetë bërë zhdukja e një sasie prej gati 5 mijë pakove me kokainë në portin e Roterdamit në Holandë. ‘Oranews’ raporton se Dashi ishte një person i rëndësishëm për ndjekjen e operacioneve të trafikut të kokainës nga Amerika Latinë në Evropë. Ekzekutimi i të riut, i cili njihej me nofkën “Pikja”, besohet se është kryer nga grupet kriminale kolumbiane, të cilat bashkëpunojnë me trafikantët shqiptarë, në dërgimin e tonelatave me kokainë drejt porteve të vendeve të Bashkimit Europian.

Mësohet se Dashi, ishte njeriu që koordinonte veprimet në Guajakil, ndërsa shefat e tij qëndrojnë ende dhe sot në Dubai dhe Tiranë.

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi vritet ergys dashi ergys dashi vritet ergys dashi

Sondazh

Poll