Aktualitet

Historia e trishtë e shqiptarit: S’ka faj, por mban mbi supe vdekjen e 5 të rinjve

25 Janar 2022, 10:15 Nga DOSJA
Historia e trishtë e shqiptarit: S’ka faj, por mban mbi supe vdekjen

ITALI“Makina me të cilin po udhëtonin djemtë udhëtonte si rrufe, i kapi të paktën 150 km në orë”. Është kjo dëshmia e Vangjel Tusllukut, 58 vjeç, shqiptarit, i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë. Shoferi i autobusit u përplas me një “Volkswagen Polo” ku ndodheshin 5 të rinj, ku vetëm Tuslluku mundi t’i shpëtojë aksidentit. Ndërkohë që në mjetin tjetër, udhëtonin Imad dhe Nadiq Salah, të dy kushërinj me njëri-tjetrin, Imad El Harram, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më i ri, vetëm 17 vjeç.

Shoferi shqiptar Tuslluku ia ka besuar rrëfimin e ndjenjave të tij “Giornale di Brescia” duke dhënë një intervistë të gjatë.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Pashë një dritë në korsinë time. Fillimisht mendova se ishte motor. Në një moment pashë makinën përpara dhe dëgjova një zhurmë të fuqishme. Më goditi dhe menjëherë u thye xhami. Nuk mund të shihja asgjë. Në këtë moment kalova në korsinë tjetër, humba kontrollin. Autobusi nuk kishte më frena dhe timoni ishte shumë i fortë. Mjeti ndaloi pas disa sekondash, ndërsa unë vazhdoja të dëgjoja një zhurmë të tmerrshme. Isha i bindur se po godisja edhe mjete të tjera”, ka treguar ai.

Megjithatë mjeti u mbajt në rrugë nga bordurat! Ndërsa djemtë, ndërruan jetë brenda makinës, ku vlen për t’u theksuar se asnjë prej tyre nuk kishte leje drejtimi.

“Një barrë për ndërgjegjen”

58-vjeçari po kthehej nga liqeni Garda dhe sapo kishte mbaruar turnin e punës. Tuslluku banon në Itali prej më shumë se 30 vitesh. Së bashku me gruan dhe vajzën 11-vjeçare ai jeton në Castenedolo. Megjithatë ky aksident ka lënë pasoja të rënda tek ai.

“Ndjej dhimbje, e kam të vështirë të fle – i tha ai sërish Giornale di Brescia – dhe vazhdoj ta shoh aksidentin në mendjen time. Nuk e di kur do të kthehem pas timonit, por mbi të gjitha atë që do të ndiej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Pesë të rinj janë zhdukur. Nuk kam asnjë faj, por kam një peshë në ndërgjegjen time”.

Marrë nga bresciatoday.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali vangjel tuslluku itali vangjel tuslluku

Sondazh

Poll