Politike

“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta thumbon Bashën: ‘Deputeti’ është i mirëpritur

24 Janar 2022, 20:39 Nga DOSJA
“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta thumbon Bashën:

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta e quajti kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si “deputet”, mënyrë të cilën i drejtohet dhe Komisionit të Rithemelimit në PD pas referendumit të shkarkimit të tij në 18 dhjetor 2021. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta komentoi etiketimin e përsëritur nga lideri i opozitës se është pjesë e trekëndëshit të keq të tranzicionit politik në Shqipëri (Trekëndëshi i Bermudës). Ai tha se Basha është një njeri që ka raport armiqësor me të vërtetën duke e kritikuar se ka i lënë pushtet të madh socialistëve me bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, reformës në drejtësi, çështjes së prishjes së “Teatrit Kombëtar”, etj. Kreu i shtetit bëri me dije se nuk mund ta ndihmojë më Bashën.

“Për z.Basha unë jam përpjekur t’i qëndroj afër dhe ta ndihmoj duke i treguar të gjitha rrugët për ta shpëtuar nga rruga që ai ndoqi. Tani e kam teë pamundur ta ndihmoj me sepse e paralajmerova që më “orën”, me bojkotin e reformës ne drejtësi, me çadrën, me djegien e mandateve, me zerimin e pushtetit vendor, me prishjen e marrëveshjes se 5 qershorit e shumë të tjera dhe ai nuk më degjoi. Tani le të vazhdojë rrugën që ka zgjedhur.

Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën. Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje.

Deputeti Basha është gjithmonë i mirëpritur me mua. S’hyj dot në këtë çështje. E sigurtë që është deputet”, u shpreh në emisionin “Quo Vadis” presidenti Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha prishja e teatrit kombetar ilir meta lulzim basha prishja e teatrit kombetar

Sondazh

Poll