Sport

“Djajtë e Kuq” huazojnë Anthony Martial, deri në fund të sezonit te Sevilla…

25 Janar 2022, 10:06 Nga DOSJA
“Djajtë e Kuq” huazojnë Anthony Martial, deri në fund

SPANJE – Ai ishte numri 1 në listën e menaxherit Monchi për t’u larguar gjatë merkatos dimërore: Anthony Martial do të huazohet deri në fund të sezonit nga Manchester United te Sevilla, siç është njoftuar në faqen e internetit L’Équipe, qysh më 29 dhjetor.

Sulmuesi francez (26 vjeç, 30 ndeshje) ka rënë dakord me klubin spanjoll prej disa javësh, por Sevilla është penguar për kërkesat financiare të “Djajve të Kuq” për të mbyllur dosjen.

Dy klubet më në fund, të hënën kanë arritur një marrëveshje për një huazim deri në përfundim të sezonit, pa opsion blerjeje, me kushtit e vetëm që pagën e sulmuesit do ta paguajë Sevilla. Martial duhet t’i bashkohet skuadrës andaluze në orët e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anthony martial francezin anthony martial kur luan për manchester united menaxherit monchi sevilla anthony martial francezin anthony martial kur luan për manchester united menaxherit monchi sevilla

Sondazh

Poll