Politike

“Na duhet president normal”, Meta-Ramës: I uroj suksese kryeministrit

24 Janar 2022, 20:27 Nga DOSJA
“Na duhet president normal”, Meta-Ramës: I uroj suksese

TIRANË – Kreu i Shtetit Ilir Meta u përgjigj komenteve të kryeministrit Edi Rama se parlamenti do të zgjedhë këtë vit një “president normal”. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta tha se i uron suksese në këtë iniciativë Ramës duke shtuar në formë ironike se kreu i qeverisë i ka rritur dinjitetin parlamentit dhe bashkive.

“I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin parlamentit siç ja ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ja ka shtuar dhe drejtësisë e sidomos tani presidenit pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kjo mazhorancë e ka mundësi të kapë edhe këtë institucion”, tha presidenti Ilir Meta në emisionin “Quo Vadis”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll