Aktualitet

Gjakmarrja në Lezhë,pajtuesi i gjaqeve: Vrasësi i Përvathit bëri 4-5 vite burg

24 Janar 2022, 18:15 Nga DOSJA
Gjakmarrja në Lezhë,pajtuesi i gjaqeve: Vrasësi i Përvathit

LEZHË – Lidhur me vrasjen e sotme të Lekë Lekgjonajt në fshatin Manat të Lezhës, u shpreh dhe pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka. Ai shprehet se e gjithë historia ka nisur si pasojë e mungesës së drejtësisë pasi autori i vrasjes së babait të Florian Përvathi, Gjon Përvathi kreu vetëm 4-5 vite burg dhe u largua më pas nga Shqipëria. Më tej, Gjoka shprehet se është bërë gjithçka për të mos ndezur gjakrat mes familjeve Përvathi dhe Lekgjonaj.

“Autori që vrau babain e 17-vjeçarit Florian Vathi bëri vetëm 4-5 vite burg e iku nga Shqipëria. Shkak drejtësia e munguar. Nuk kishin ndonjë shqetësim, askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë kjo vrasje. Por sa kemi mundur me njerëzit e afërt të kësaj familje jemi përpjekur të ulim gjakrat”, deklaroi Pjetër Gjoka.

Gjon Përvathi ( i ati i 17-vjeçarit, Florian Përvathit) u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edher plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

Goditjet njëra pas tjetrës duket se shënjuan fort jetën e të miturit, duke e bërë që të rritej me frymën e gjakmarrjes ndaj “hasmit” edhe pse ai ende edhe pas 13 vitesh ndodhet ende pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin për vrasjen e bërë. Por duket se drejtësia nuk e ka plotësuar të miturin, që ende pa u “maturuar” vendosi që të mbyllet edhe ai pas një kafazi.  E gjitha për shkak të një zakoni që vijon të hapë plagë edhe në shekullin e 21-të.

LAJMI KRYESOR: Lezhë/GJAKMARRJE! I vranë të atin kur ishte 4-vjeç, sot ekzekuton vëllanë e “hasmit”

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj vrasje në lezhë ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj vrasje në lezhë

Sondazh

Poll