Aktualitet

Lezhë/GJAKMARRJE! I vranë të atin kur ishte 4-vjeç, sot ekzekuton vëllanë e “hasmit”

24 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
Lezhë/GJAKMARRJE! I vranë të atin kur ishte 4-vjeç, sot

LEZHË– Gjakmarrja vazhdon! Lekë Lekgjonaj është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij nga një 17-vjeçar, që fill pasi kreu vrasjen është dorëzuar vetë në Komisariat. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur i mituri Florian Përvathi, vetëm 17 vjeç, mori përsipër që të merrte hak për vrasjen e të atit duke vrarë me armë vëllanë e personit që i ekzektuoi të atin në vitin 2009. Pas dorëzimit në Polici, së bashku me armën tip pistoletë me të cilin kreu vrasjen, 17-vjeçari Florian Përvathi tregoi se të gjithën e kishte bërë për të marrë hakun e të atit që u vra nga vëllai i 65-vjeçarit, Ndue Lekgjonaj.

Gjon Përvathi ( i ati i 17-vjeçarit, Florian Përvathit) u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edher plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

Goditjet njëra pas tjetrës duket se shënjuan fort jetën e të miturit, duke e bërë që të rritej me frymën e gjakmarrjes ndaj “hasmit” edhe pse ai ende edhe pas 13 vitesh ndodhet ende pas hekurave të burgut duke vuajtur dënimin për vrasjen e bërë. Por duket se drejtësia nuk e ka plotësuar të miturin, që ende pa u “maturuar” vendosi që të mbyllet edhe ai pas një kafazi.  E gjitha për shkak të një zakoni që vijon të hapë plagë edhe në shekullin e 21-të.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Gjakmarrja në Lezhë,pajtuesi i gjaqeve:Vrasësi i babait të Vathit bëri 4-5 vite burg

Mori hakun e babait, ky është 17-vjeçari që ekzekutoi të moshuarin në Lezhë

Përvathit i vranë të atin, nëna i vdiq atë ditë, fëmijët mbetën jetim (HISTORIA)

Mori hakun e babait! EMRI i 17-vjeçarit, vrau me armë zjarri Lekgjonin

Autori iu fut në oborrin e shtëpisë! Kjo është arma që u përdor për vrasjen në Lezhë

Pista HAKMARRJA! Vrasja në Lezhë, 17-vjeçari vret Lekgjonajn në oborr të banesës

Vrau të moshuarin në Lezhë, autori vetëdorëzohet në polici

Ekzekutohet i moshuari në Lezhë (EMRI)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj vrasje në lezhë ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj vrasje në lezhë

Sondazh

Poll