Aktualitet

“60 plumba”, Duka zbulon emrin e personit që i dërgoi mesazhin: Sabian Rrapushi

24 Janar 2022, 22:29 Nga DOSJA
“60 plumba”, Duka zbulon emrin e personit që i dërgoi

DURRËS – Presidenti i FSHF-së Armand Duka lexoi mesazhin kërcënues ndaj tij si dhe tregoi emrin e personit që i dërgoi këtë tekst. Në lidhje direkte me emisionijn “Opinion” Duka tregoi se atij i është kërkuar në formë kërcënuese që të dorëhiqej brenda 24 orëve nga posti i presidentit të FSHF, ose do të ekzekutohej me 60 plumba në kokë. Më tej, ai tha pas disa verifikimeve të kryera, zbuloi se numri ishte përdorur vetëm një herë dhe personi ishte Sabian Rrapushi.

Në momentin e shpërthimit, Duka tregoi se po kthehej nga Tirana, ku ndoqi derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana, e vlefshme për Kategorinë Superiore. Ai shtoi se u njoftua në telefon për ngjarjen e ndodhur.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pastaj më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia?”, u shpreh fillimisht Armand Duka për “Opinion”.

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar.  Por është pak me fjalë që… ‘Ti luan me dy standarde, ti kur luan me lekët tona për 24 orë jep dorëherqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kur** se betimi u bë i pakthyeshëm’. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar, se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë si te “Pylli i Lirisë”.

Mbrëmjen e sotme, u vendos tritol në banesën e kreut të FSHF-së në Durrës. Shpërthimi ndodhi në orën 22:00 dhe pati vetëm dëme materiale.

Ngjarja tronditëse vjen në kulmin e ‘luftës’ mes FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës teksa sot u zgjodh kreu i ri i SHRS “Tirana” Krenar Alimehmeti. Kjo zgjedhje u kundërshtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili premtoi se do të padisë sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRS “Tirana” me pretendimin se janë manipuluar listat e delegatëve të kësaj shoqate.

Po sot, FSHF publikoi një audio të Veliajt në mbledhjen e djeshme me anëtarët e shoqatës rajonale sportive të Tiranës, ku ofendonte dhe trysnonte personat e mbledhur për të mos lejuar zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF. Ndërkohë, ai ka premtuar se do të angazhojë SPAK-un Prokurorinë e Tiranës dhe organe të tjera ligjzbatuese kombëtare dhe ndërkombëtare për të hetuar Dukën për korrupsion dhe pastrim gjatë 20 viteve në krye të futbollit shqiptar.

I gjithë ky konflikt vjen në kohën kur FSHF po përgatitet për zgjedhjen e presidentit në 2 mars. Armand Duka është shprehur publikisht se do të kërkojë një mandat të gjashtë.

LAJMI KRYESOR: Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll