Aktualitet

Shpërthim tritoli në banesën e tij, Duka: Nëse është paralajmëruese, nuk kandidoj

24 Janar 2022, 22:37 Nga DOSJA
Shpërthim tritoli në banesën e tij, Duka: Nëse

DURRËS – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka deklaroi se nëse shpërthimi i sotëm me tritol në banesën e tij ishte sinjal paralajmërimi, ai nuk do të kandidojë për postin e kreut të FSHF për herën e gjashtë. Në lidhje direkte me emisionion “Opinion”, Duka shtoi se nëse kjo ngjarje nuk ishte një shenjë paralajmërimi ndaj tij, ai do ta mendojë nëse do të garojë për funksionin e presidentit të FSHF-së.

“Në fakt, nqs është paralajmëruese për të mos rikandiduar, nuk do të rikandidoj, nëse jo, do ta mendoj”, tha Duka për “Opinion”.

Ngjarja tronditëse vjen në kulmin e ‘luftës’ mes FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës teksa sot u zgjodh kreu i ri i SHRS “Tirana” Krenar Alimehmeti. Kjo zgjedhje u kundërshtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili premtoi se do të padisë sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRS “Tirana” me pretendimin se janë manipuluar listat e delegatëve të kësaj shoqate.

Po sot, FSHF publikoi një audio të Veliajt në mbledhjen e djeshme me anëtarët e shoqatës rajonale sportive të Tiranës, ku ofendonte dhe trysnonte personat e mbledhur për të mos lejuar zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF. Ndërkohë, ai ka premtuar se do të angazhojë SPAK-un Prokurorinë e Tiranës dhe organe të tjera ligjzbatuese kombëtare dhe ndërkombëtare për të hetuar Dukën për korrupsion dhe pastrim gjatë 20 viteve në krye të futbollit shqiptar.

I gjithë ky konflikt vjen në kohën kur FSHF po përgatitet për zgjedhjen e presidentit në 2 mars. Armand Duka është shprehur publikisht se do të kërkojë një mandat të gjashtë.

LAJMI KRYESOR: Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll