Aktualitet

VD- I shpërtheu tritoli në banesë, Duka: Kamerat filmuan autorin me kapuç

24 Janar 2022, 21:59 Nga DOSJA
VD- I shpërtheu tritoli në banesë, Duka: Kamerat filmuan autorin

TIRANË– Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reguar se kamerat e sigurisë që rrethojnë banesën e tij kanë filmuar personin që i ka vendosur tritolin këtë mbrëmje. Para gazetarëve, ai u shpreh se shpërthimi ka qenë shum i fortë e se familja e tij është tronditur. Dera e jashtme e shtëpisë së tij, është shkatërruar. 

Pjesë nga prononcimi:

Armand Duka: Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta. Këta nuk lënë krim pa u zbuluar.

Pyetje: Veliaj ka deklaruar se ky është një film i bërë nga ju, është e vërtetë?

Armand Duka: Po ç’lidhje ka more, çfarë filmash

Pyetje: Tek kush keni dyshim

Armand Duka: Unë s;jam polic, kur të bëhem polic do kem dyshime. Faleminderit.

LAJM KRYESOR:Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka tritol ne shtepine e armand dukes armand duka tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll