Aktualitet

Tritoli në shtëpinë e Dukës, Veliaj: Ka bërë gjynahe, por t’i sigurohet jeta

24 Janar 2022, 21:23 Nga DOSJA
Tritoli në shtëpinë e Dukës, Veliaj: Ka bërë

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëmjen e sotme. Në një lidhje direkte me emisonin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN, Veliaj i quajti këto filma, ndërkohë që më pas tha se kjo është për pasojë të konflikteve të Dukës me bandat e Shijakut.

“Lëri këto filma tani. Konfliktet që ka me bandat e Shijakut,” tha Veliaj.

Ndërsa në momentin që u konfirmua shpërthimi në shtëpinë e Dukës, Veliaj kërkoi nga policia dhe prokuroria të bëjnë çdo gjë për të marrë masa dhe të zbardhur ngjarjen.

“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe por ai kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla,” shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll