Aktualitet

Kanabis për përdorim personal? Veliaj ‘tejkalon’ Ramën: Një cigare s’është krim!

24 Janar 2022, 21:08 Nga DOSJA
Kanabis për përdorim personal? Veliaj ‘tejkalon’

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka menduar që legalizimi i kanabisit të mos mbetet vetëm në aspektin mjekësor, por të kalojë edhe në fazën e përdorimit vetjak. I ftuar në “Repolitix”, Veliaj tha se të kapesh me një cigare apo dy gramë nuk është njësoj si të vrasësh njerëz dhe burgjet nuk kanë pse mbushen me persona të tillë, duke tejkaluar kështu kërkesën e kryeministrit Edi Rama, i cili është ndalur për momentin vetëm në legalizimin e kanabist për përdorim mjekësor. 

“Synimi është për të matur pulsin e publikut për të cilat nuk kemi pse presim vitin 2025. Nëse po liberalizohet përdorimi i kanabisit për mjekësi apo në përmasa të vogla si ajo që quhet rekreacion, a ia vlen kostoja që paguan shoqëria shqiptare që për dy gramë apo një cigare të mbushen burgjet plot njësoj si për ata që kanë vrarë njerëz? Sepse s’është i njëjti krim, ta pranojmë. Po u masim njëherë tensionin, si e keni pulsin për këto gjëra,”- tha Veliaj ndër të tjera. 

Ç’ka deklaruar Rama?

Kreu i qeverisë në pyetjet që u kanë shkuar qytetarëve në dyert e shtëpisë shtron idenë e legalizimit të kanabisit mjekësor. Por, në pyetje, theksohet se absolutisht nuk bëhet fjalë për legalizimin e përdorimit vetjak. 

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”- shkruhet në pyetjen e formuluar nga kreu i qeverisë. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama erion veliaj legalizimi i kanabisit ne shqiperi edi rama erion veliaj legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll