Aktualitet

Kandidoi për kryetar të SHRF “Tirana”, Prodani: Kërkoj ndërhyrjen e shtetit

24 Janar 2022, 18:47 Nga DOSJA
Kandidoi për kryetar të SHRF “Tirana”, Prodani:

TIRANË – Ish-kandidati për kryetar të shoqatës rajonale të futbollit “Tirana” Eduard Prodani akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit për ndërhyrjen në procesin zgjedhor të sotëm. Në lidhje direkte me “Report TV”, Prodani kërkoi ndërhyrjen e shtetit shqiptar lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në futbollin shqiptar. Ai deklaroi se FSHF dhe shoqatat e futbollit në Shqipëri kanë statute juridike skandaloze. Sipas Prodanit, mungojnë institucione të rëndësishme në sportin shqiptar si Gjykata e Arbitrazhit, Kolegji Zgjedhor, etj.

Ndër të tjera, ish-sekretari i FSHF-së tha se situata e krijuar në futbollin shqiptar i ngjane Perëndimit të Egër amerikan të shek.XIX-XX, ku gjithçka zgjidhet me armë.

“Çështja në gjykata. Njerëzit kanë frikë, 20-30 vjet që rropatën për të mbajtur ato akademi pa asnjë ndihmë. Natyrisht, që pushteti i pakufizuar mund të shkaktojë shumë dëme. Cilido qoftë rezultati, kemi bërë një punë të madhe, sepse njerëzit po zgjohen, kjo do të marrë fund shpejt.

Nuk kandidoj ndaj Dukës, por për shoqatën e Tiranës. E para u kryen veprimet nga punonjës të FSHF. Praktika dhe kuadri ligjor në SHRF ‘Tirana’ është identike me atë që bëhet në FSHF. Të flasësh për këtë gjë është një çështje shumë e madhe. Nga përvojat elektorale me FSHF ku kandidova në 2018 për anëtar të Komitetit Ekzekutiv dhe kreun e shoqatës ‘Tirana’ sot. Së pari, kuadri rregullativ i FSHF dhe shoqatave është një masakër juridike e bëri me qëlim. Nuk gjen struktura apeluese. Nuk mund të apelosh. Nuk ka institucione që mund të shmangin konfliktin e interesit.Kjo gara e sotme ishte Si një parti ose kandidat të futet pa ligj elektoral në zgjedhje, pa KQZ, pa patur lista votuesish apo Kolegj Zgjedhor. KAS-i ende nuk është krijuar. Është si në ‘Far ëest’ të nxjerrësh revolen dhe të jesh i shpejtë.

Ligjërisht – Duhet të krijohen institucione, arbitrazhi sportiv. Ka një mangësi të madhe në planin sportiv. E dyta duhet të përpilohet ligj sporti për të penguar uzurpimin dhe monopolizimin.

Vërtet shteti dhe politika nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e futbollit, por kjo nuk do të thotë që ata të mos vëzhgojnë. Është krijuar me qëllim, kërkoj ndërhyrjen e shtetit brenda rregullave”, tha Eduard Prodani.

Prodani doli nga mbledhja e asamblesë së SHRF “Tirana” duke protestuar se ishin manipuluar listat e delegatëve pasi në sallë kishte mbi 60 persona, ndërsa duheshin 41 përfaqësues. Më pas, Krenar Alimehmeti fitoi garën për kryetar të SHRF “Tirana” ku mori 44 vota. 18 delegatë të kësaj shoqate u larguan para kohe nga mbledhja. Sot u publikua një audio nga FSHF e mbledhjes së djeshme të kësaj shoqate me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ushtronte presion ndaj anëtarëve për të penguar zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së. Në këtë mbledhje, Veliaj dëgjohet duke përdorur fjalor vulgar dhe ofendues.

Konflikti mes kryebashkiakut të Tiranës dhe presidentit të FSHF Armand Duka është thelluar së tepërmi ditët e fundit. Veliaj ka premtuar se do ta padisë në të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare Dukën për korrupsion dhe pastrim parash gjatë kohës që drejton FSHF për 20 vite. Megjithatë, shefi i SPAK Arben Kraja dhe kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj u shprehën se nuk kanë marrë padi dhe nuk ka nisur asnjë hetim ndaj Armand Dukës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka eduard prodani armand duka eduard prodani

Sondazh

Poll