Aktualitet

Përplasja me Veliajn, sulmohet faqja zyrtare e FSHF-së, thirrja: Tërhiquni!

24 Janar 2022, 19:57 Nga DOSJA
Përplasja me Veliajn, sulmohet faqja zyrtare e FSHF-së, thirrja:

TIRANË– Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka rënë pre e hakerave. Në një postim në faqen zyrtare të ka qenë vetë FSHF-ja ajo që ka bërë të ditur publikisht këtë sulm që është regjistruar vetëm pak orë pas përplasjeve të intensifikuara me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

FSHF e konsideron si një sulm politik këtë gjë dhe u bën thirrje personave që qëndrojnë pas tij që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm.

Statusi i plotë:

???????? ????? ??????? ? ????????̈? ????????? ??̈ ?????????. Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit. ?? ??? ? ???????̈? ?? ??̈ ?????̈ ??̈???????? ??̈ ???????!

Skandali dhe audio-përgjimi

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh apo ofertë në shuma të mëdha parash, për t’u tërhequr apo për të ndryshuar zgjedhjen e tyre, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n duke i vënë në dispozicion edhe një material videopërgjim ku vërtetohet sipas tyre tentativa e korruptimit dhe oferta që i është bërë.

E fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistin. Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore audio +18 e veliajt erion veliaj audio +18 e veliajt erion veliaj

Sondazh

Poll