Aktualitet

Tatimet u mësynë në biznese, Duka: Veliaj do të marrë gjithçka me dhunë, e shëmtuar

24 Janar 2022, 14:18 Nga DOSJA
Tatimet u mësynë në biznese, Duka: Veliaj do të marrë

TIRANË- Vëllai i Presidentit të FSHF-së Armand Duka, deputeti Agron Duka ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj do që të marrë çdo gjë me dhunë. Në një intervistë për Syri Tv, Duka ka komentuar veprimet e tatimeve, të cilat kanë mësynë në bizneset e tij. Ai ka shtuar se kjo ka ndodhur edhe me të gjithë anëtarët e federatës që merren me biznese.

“I ka marrë të gjitha institucionet dhe do të marrë edhe këtë, do ta marrë me dhunë. Jo nëpërmjet këtyre kërcënimeve. Absolutisht që po, nga Erion Veliaj. Këto kanë shkuar edhe në sinkron. Kanë shkuar edhe tek anëtarët e tjerë të federatës që merren me biznese. Kanë shkuar edhe tek të tjerët. Ky është një sulm në të drejtën qytetare. Nuk është problemi vetëm i joni, por i mënyrës se si veprohet. Kjo është shumë e ndyrë, rrezikon lirinë e njerëzve, biznesit. Kërkon të marrë të gjithë pushtetin në Shqipëri. Një akt shumë i shëmtuar.,” tha Duka.

Lexo Edhe:

Zgjedhjet në SHRF, Veliaj: Depozitojmë dy kallëzime. Palaçot u diskredituan

(I.A;f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore agron duka armand duka audio +18 e veliajt agron duka armand duka audio +18 e veliajt

Sondazh

Poll