Sport

“Nuk jemi kriminela”/ Tirona Fanatics bojkoton derbin me Dinamon, fajin e ka policia

24 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
“Nuk jemi kriminela”/ Tirona Fanatics bojkoton derbin me Dinamon,

TIRANË-Dinamo-Tirana është takimi që do të mbyllë javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Takimi do të luhet në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania” dhe pritet të jetë një derbi i vakët, të paktën në shkallët e stadiumit. Ultrasit “Tirona Fanatics” kanë bërë me dije se nuk do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin e tyre.

Në një postim në Facebook, deklarojnë se do të bojkotojnë ndeshjen në shenjë proteste ndaj policies që kërkojnë kartat ID për të hyrë në stadium.

Postimi i “Tirona Fanatics”

Tirona Fanatics nuk do jetë prezent sot për të mbështetur ekipin e zemrës.

Përvec kartave ID që do kërkohen për cdo tifozë, do jetë një listë me mbi 120 emra ku do ti mohohet e drejta për të hyrë ne stadium , policia i konsideron këta tifoze si kriminel.

Tirona Fanatics do ti qëndrojë  këtij vendimi që prej 2006 e deri në fund.

As sot , as dje , dhe as nesër !

Gjithmonë Fanatics

Gjithmonë Ultras

Gjithmonë me Tironen !”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo tirana dinamo tirana

Sondazh

Poll