Sport

Tregu i futbollit në Spanjë, Real Madrid-Barcelona kanë nënshkruar pakt ‘paqeje’…

24 Janar 2022, 11:38 Nga DOSJA

SPANJE – Ajo që ndodhi në Itali verën e kaluar, me kalimin e Hakan Calhanoglu nga Milani te Interi, nuk do të përsëritet verën e ardhshme në Spanjë.

Sipas asaj që raporton ‘Marca’, për shkak të një marrëveshjeje të butë mes dy klubeve, Real Madridit dhe Barcelonës, ata nuk do të bëjnë luftë në tregun e transferimeve në muajt në vijim.

Erling Haaland mbetet një synim i përbashkët, megjithatë, marrëveshja e arritur mes Florentino Perez dhe Laporta, sipas gazetës iberike, do të parashikonte vetëm që të dy klubet të mos pengojnë në negociatat për rinovimin e kontratave të lojtarëve me klubeve e tyre. Një marrëveshje kjo e bërë për të shmangur vrazhdësinë e bujshme dhe mbi të gjitha lojërat në rritje nga agjentët e lojtarëve.

Përpara se të bëjnë kontakte me një lojtar, ose agjentin e tij, Barça dhe Reali do të duhet të presin që të skadojë kontrata, siç parashikohet tashmë edhe nga rregullat e FIFA-s për transferimet e lira.

Shembulli i parë i kësaj ‘aleance’ të re do të ishte ai i Luiz Araujo, qendërmbrojtësit të Barcelonës, i cili ishte i preferuar edhe nga Real Madridi. Një interes i mohuar menjëherë dhe kategorikisht nga Perez, i cili në këtë mënyrë synon të tregojë se po respekton paktin e sapo bërë me Laportan.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat një marrëveshjeje të butë mes dy klubeve trajneri i real madridit barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat një marrëveshjeje të butë mes dy klubeve trajneri i real madridit

Sondazh

Poll