Bota

Kurti: Qytetarët kanë fantazi, s’mund të mos shtrenjtohet energjia elektrike

24 Janar 2022, 13:09 Nga DOSJA
Kurti: Qytetarët kanë fantazi, s’mund të mos shtrenjtohet

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se nuk mund të ketë zgjidhje të lehtë dhe optimale në rastin e krizës energjetike, me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim. Kurti tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme se kyçja, si alternativë e mosshtrenjtimit të energjisë, do të kishte pasoja të rënda.

“Nuk ka zgjidhje të lehtë. Nuk ka zgjidhje optimale, sepse kriza është e rëndë dhe e thellë. Unë nuk jam për çkyçje të konsumtorëve – qofshin biznese apo amvisëri – nga rrjeti i energjisë elektrike, jo vetëm për shkak se ajo atakon mirëqenien e qytetarëve drejtpërsëdrejti dhe thelbësisht, por edhe për shkak se me trafo të amortizuara, me rrjetin e lodhur të shpërndarjes, do të paguajmë kosto shumë më të lartë në vitet në vijim”, tha ai.

Sipas kryeministrit, nëse dëshirojmë që të mos ketë reduktime, duhet ta kuptojmë që duhet të ketë shtrenjtim të rrymës dhe një subvencionim nga shteti.

“Çdo kyçke-çkyçje po ka pasoja. Mirëpo nëse jemi që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike, duhet ta kuptojmë që duhet të kemi ose subvencionim nga shteti, ose shtrenjtim të energjisë elektrike, ose kombinim të këtyre të dyjave për ta gjetur njëfarë mesi të artë në një situatë ku nuk ka zgjidhje të mirë. Nuk ka mundësi tjera. Unë e di që nuk ka dëshira ilegale. Qytetarët kanë fantazi. Mund të fantazosh dhe imagjinosh unë edhe ju çka të duam, mirëpo nuk është e mundshme as të mos shtrenjtohet, as të mos subvencionojmë dhe as të mos ketë çyçje”, tha ai.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll