Bota

Qeveria greke fajësohet për krizën e urisë në kampet e refugjatëve

24 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
Qeveria greke fajësohet për krizën e urisë në kampet e

GREQI– Disa organizata humanitare akuzojnë qeverinë greke se është duke nxitur një krizë urie në kampet e refugjatëve, me një zgjedhje “të ndërgjegjshme” të politikave që kanë lënë mijëra njerëz pa mundësi për tu trajtuar me ndihmë ushqimore. Politikat e qeverisë greke që pretendonin të pengonin fluksin e emigrantëve, kanë krijuar një situatë të rënduar, ku shumë refugjatë luftojnë prej muajsh për tu ushqyer.

“Është e paimagjinueshme që njerëzit të jenë të uritur në Greqi,” tha Martha Roussou nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit. “Edhe pse nuk kanë faj, për shkak të një problemi të krijuar nga ligji dhe politika, ata janë sot të paushqyer. “

IRC tha se rreth 40% banorëve të kampit – rreth 6,000 refugjatëve – u është mohuar jetesa bazike për shkak të një vendimi administrativ që ndalon furnizimin me ushqim për të gjithë ata refugjatë që nuk janë në procedura aktive për të marrë azil. Shqetësim në shifra janë fëmijët, pasi rreth 40% e atyre që jetojnë në kampe janë të mitur.

“Mësuesit në shkollat ​​fillore lokale kanë raportuar se fëmijët kthehen në shkollë pa ngrënë, pa qoftë edhe një meze të lehtë gjatë ditës”.-raportoi ICR nga Nju Jorku. 

Grupet humanitare ngritën alarmin që në tetor se një ndryshim në ligj ka shkurtuar shërbimet jetike për refugjatët dhe azilkërkuesit. Në një letër të hapur drejtuar zyrtarëve grekë dhe të BE-së, 33 grupet kërkuan që t’u jepej ushqim të gjithë banorëve të kampit, pavarësisht nga statusi i tyre ligjor. Komisionerja evropiane për çështjet e brendshme, Ylva Johansson, u përgjigj se autoriteteve greke u është kërkuar vazhdimisht që të “sigurojnë që të gjithë personat, veçanërisht të pambrojturit” të marrin ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Nga ana tjetër, qeveria greke ka mohuar akuzat. 

Ministria e migracionit e Athinës hedh poshtë me forcë çdo sugjerim për një krizë urie. Manos Logothetis, i cili mbikëqyr pritjen e refugjatëve, e përshkroi pretendimin si “të pakuptimtë”, duke thënë se ishte prodhuar nga OJQ-të.

“Nëse ka 10 refugjatë në këtë vend të cilëve u është mohuar ushqimi, unë do ta lë punën time,” tha ai. “Nëse një krizë urie do të ekzistonte vërtet, do të kishte trazira dhe protesta. Ne jemi në diskutime me komisioneren e BE-së çdo javë dhe e kemi siguruar atë se nuk ka asnjë problem me ushqimin, se të gjithë ata që supozohet ta marrin atë, duke përfshirë të cenuarit dhe të paaftët, po marrin mbështetje.”

Burimi: The Guardian

Përshtati: F.g/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqia kampet e refugjateve greqia kampet e refugjateve

Sondazh

Poll