Bota

Ulen gjakrat mes dy shteteve / Kovaçevski viziton sot Bullgarinë, me ftesë të Petkov

24 Janar 2022, 08:27 Nga DOSJA
Ulen gjakrat mes dy shteteve / Kovaçevski viziton sot Bullgarinë, me

BULLGARI – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pritet të nisë sot një vizitë zyrtare dyditore në Sofje. Kjo vizitë vjen me ftesë të Kryeministrit të Bullgarisë, Kiril Petkov, vetëm pak ditë nga vizita e këtij të fundit në Shkup.

Mësohet se, ceremonia zyrtare për pritjen e Kovaçevskit do të mbahet rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ndërsa mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet nesër.

Dialogu mes dy shteteve bëri progres që me ardhjen e kryeministrit Petkov në Shkup në 18 janar, e cila do të ndiqet me mbledhje të përjavshme mes dy qeverive për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të rregulluar marrëdhëniet bilaterale, çka mund ta bënte Sofjen që të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut lidhur me hapjen e negociatave për në Bashkimin Evropian.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dimitar kovaçevski kiril petkov dimitar kovaçevski kiril petkov

Sondazh

Poll