Bota

Pas SHBA edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada e saj në Ukrainë

24 Janar 2022, 10:36 Nga DOSJA
Pas SHBA edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada e saj në

BRITANI E MADHE – Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë, pas paralajmërimeve për një pushtim të mundshëm rus. Zyrtarët thonë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky vendim vjen pasi SHBA-ja urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi gjithashtu nga njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”. Bashkimi Evropian nuk do të bëjë të njëjtën gjë për momentin. Shefi i Politikës së Sigurisë së BE-së Josep Borrell tha se ai nuk do të “dramatizojë” tensionet.

LAJMI KRYESOR: ‘Një tjetër zog në Kiev’/ SHBA dërgon pjesën e dytë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britania terheq stafin nga ukraina konflikti rusi-ukraine britania terheq stafin nga ukraina konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll