Bota

Josep Borrell: Deri tani s’ka asnjë vendim që personeli i BE të largohet nga Ukraina

24 Janar 2022, 08:42 Nga DOSJA
Josep Borrell: Deri tani s’ka asnjë vendim që personeli i BE

BRUKSEL – Përfaqësuesi  i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë vendim që personeli i BE në Ukrainë të largohet nga vendi. I pyetur nëse BE do të ndiqte hapat e Shteteve të Bashkuara për të larguar evropianët, Borrell tha se ministri i Jashtëm Blinken do të shpjegojë arsyet e këtij njoftimi, ndërsa shtoi se BE nuk do të bëjë të njëjtën gjë sepse nuk ka arsye specifike.

“Për sa kohë që negociatat vazhdojnë, nuk mendoj se duhet të largohemi nga Ukraina, por ndoshta ministri i Jashtëm Blinken do të na thotë,” tha ai, duke shtuar se nuk kishte asnjë vendim për largimin e stafit të BE-së dhe familjeve të tyre. “Përveç nëse Ministri i Jashtëm Blinken na jep informacion që justifikon një lëvizje”, deklaroi Borrell.

Sipas Borrell, çështja më e rëndësishme për opinionin publik është ajo që po ndodh në kufirin me Ukrainën. Ai iu referua edhe telekonferencës që ministrat evropianë do të kenë me homologun e tyre amerikan Blinken.

“Do të kemi një telekonferencë me ministrin e Jashtëm Blinken për të vazhduar bashkëpunimin tonë të fortë. Gjatë gjithë procesit, BE ishte shumë e koordinuar me SHBA,” tha Borrell.

LAJMI KRYESOR: ‘Një tjetër zog në Kiev’/ SHBA dërgon pjesën e dytë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota josep borrell konflikti rusi-ukraine josep borrell konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll