Bota

Stuhia e borës, fenomeni i rrallë që pritet të godasë sot Greqinë

24 Janar 2022, 07:43 Nga DOSJA
Stuhia e borës, fenomeni i rrallë që pritet të godasë

GREQI– Një stuhi e rrallë bore në të cilën vërehet aktiviteti tipik elektrik (rrufeja dhe bubullima) pritet të godasë ditën e sotme Greqinë.

‘Protothema.gr’ shkruan se ky fenomen regjistrohet kryesisht në zonat me rryma të forta, kur temperaturat sipërfaqësore kanë shumë gjasa të jenë afër ose nën 0°C. Gjatë fenomenit, përveç reshjeve të borës, në disa pjesë të stuhisë vërehet shpesh edhe breshër.

Fenomeni i rrallë, sipas meteorologëve grekë pritet të prekë Atikën në orët në vijim. Kjo nuk është hera e parë që fenomeni i rrallë shfaqet në vendin fqinj. Në vitin 2019, në Kounavos, Heraklion, Kretë, pati një stuhi të tillë dëbore.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bore ne greqi greqi stuhi ne greqi bore ne greqi greqi stuhi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2022, 19:59

Çfarë dimë mbi krizën në Ukrainë?

UKRAINË– Papa Françesku bëri thirrje për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen &c...