Bota

Ekstradimi në SHBA/Gjykata britanike pritet të marrë sot vendimin për Julian Assange

24 Janar 2022, 09:26 Nga DOSJA
Ekstradimi në SHBA/Gjykata britanike pritet të marrë sot vendimin

LONDËR – Gjykata britanike pritet të marrë sot vendimin për ekstradimin ose jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, pas një sage gjyqësore që ka zgjatur plot dy vite.

Gjykata britanike kishte vendosur fillimisht në favor të tij një vit më parë, kur gjyqtarja Vanessa Barreicher refuzoi kërkesën e autoriteteve amerikane për ekstradimin e 50-vjeçarit australian, duke përmendur rrezikun e vetëvrasjes. Por Uashingtoni pretendoi një fitore të madhe më 10 dhjetor, kur gjykatësit britanikë përmbysën vendimin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë garanci për të adresuar shqetësimet e ngritura në gjyq. Avokatët e Assange më pas apeluan në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë sot për të vendosur nëse do ta miratojë apo jo atë. Vendimin e tyre pritet ta shpallin mesditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, në rast refuzimi, themeluesi i WikiLeaks tani do të ketë shteruar praktikisht mjetet ligjore që ka në dispozicion. Kërkesa për ekstradimin e tij do t’i kalojë sërish një gjykate britanike, me rekomandim që t’i dorëzohet ministres së Brendshme, Priti Patel, përgjegjëse për marrjen e vendimit përfundimtar.

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar australianin se ka nxjerrë më shumë se 700,000 dokumente të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike amerikane që nga viti 2010, kryesisht në Irak dhe Afganistan. Ai po ndiqet penalisht për spiunazh dhe, nëse dënohet, do të përballet me 175 vjet burg.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ekstradimi i julian assange gjykata britanike ekstradimi i julian assange gjykata britanike

Sondazh

Poll