Bota

Arkeologët zbulojnë rrjetin e rrugëve ku shtrihen disa varre të lashta 4500–vjeçare

24 Janar 2022, 07:43 Nga DOSJA
Arkeologët zbulojnë rrjetin e rrugëve ku shtrihen disa varre

ARABI SAUDITE – Arkeologët kanë zbuluar një rrjet rrugësh, në të cilët mendohet se shtrihen disa varre të lashta rreth 4500 – vjeçare në Arabinë Saudite. Mendohet se këto rrugë u ndërtuan nga arabët e vjetër për të patur një “urë lidhëse” mes vendodhjes së varrezave të lashta me kullotat në distanca të gjata.

Sipas arkeologëve, rruga më e gjatë e evidentuar ka qenë 170 kilometra, ndërsa shtojnë se në epokën e hershme dhe të mesme të bronzit, këto rrugë jua kanë lehtësuar punën beduinëve, për t’i çuar kafshët e tyre drejt burimeve nënujore.

“Ky rrjet rrugësh është dëshmi e asaj që popullatat, të cilat jetonin në Gadishullin Arabik 4 mijë e 500 vjet më parë ishin shumë më të lidhura socialisht dhe ekonomikisht me njëra-tjetrën sesa mendonim. Për të mbërritur në zbulimin e këtyre rrugëve që të çojnë në varreza të lashta, u përdorën imazhe satelitore, fotografi ajrore nga një helikopter, sondazhe tokësore dhe pa fund gërmime.”, u shpreh arkeologu udhëheqës, Matthew Dalton, nga Universiteti i Australisë Perëndimore.

Hapi i radhës për grupin e arkeologëve, sipas tij, do të jetë në Jemen, veçanërisht pasi varre të ngjashme gjenden si në atë vend, ashtu edhe në Sirinë Veriore.

“Mijëvjeçari i tretë është një periudhë e rëndësishme, pasi është koha kur u ndërtuan piramidat dhe kur shumë kultura të ndryshme ndërvepruan me njëra-tjetrën për herë të parë në një shkallë të gjerë.”, tha ai.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arabi saudite arkeologet matthew dalton zbulimi ne arabine saudite arabi saudite arkeologet matthew dalton zbulimi ne arabine saudite

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2022, 19:59

Çfarë dimë mbi krizën në Ukrainë?

UKRAINË– Papa Françesku bëri thirrje për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen &c...