Aktualitet

Digjet banesa në Mat, flakët përfshijnë shtëpinë ngjitur, lëndohet 80-vjeçari

24 Janar 2022, 08:20 Nga DOSJA
Digjet banesa në Mat, flakët përfshijnë shtëpinë

MAT-Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar në fshatin Vinjoll të Matit. I lënduar ka mbetur pronari i banesës, M. Z., 80 vjeç. I moshuari është dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë trajtim mjekësore. Si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e gruas me inicialet Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

NJOFTIMI:

Mat/ Me datë 23.01.2022, në fshatin Vinjoll, Mat, është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banesa ne flake digjet banesa ne mat mat banesa ne flake digjet banesa ne mat mat

Sondazh

Poll