Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri fqinjin për delet, kërkohet 20 vite burg për Gjergj Gjinin

24 Janar 2022, 07:13 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri fqinjin për delet, kërkohet 20 vite

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20 vite burg për Gjergj Gjinin, i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Hil Gjini. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43- vjeçari Hil Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë. Ai u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.

Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes, dhe në përfundim të hetimeve, Prokuroria ngriti akuzat “Vrasja me paramendim, mbajtja pa lejeve e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe kanosja”. Gjykata që do të vendosë për fatin e 70-vjeçarit, i cili në qëndrimet e tij ka deklaruar se i kishte zënë pritë fqinjit për ta trembur dhe se nuk kishte pasur qëllim që të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tij.

Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Ai mori një plumb në pjesën e këmbës që nuk përbënte rrezikshmëri për të. Policia arriti të prangosë autorin disa orë pas ngjarjes, si dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi armën e krimit dhe disa gëzhoja. 70-vjeçari ka deklaruar se konfliktet me Gjinin kishin nisur që në vitin 2004, pasi ky i fundit i kishte helmuar delet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjergj gjini hil gjini gjergj gjini hil gjini

Sondazh

Poll