Bota

Blinken: Nëse 1 ushtar rus hyn në Ukrainë në mënyrë agresive,do ketë reagim të fortë

24 Janar 2022, 06:57 Nga DOSJA
Blinken: Nëse 1 ushtar rus hyn në Ukrainë në

SHBA – Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Rusinë të dielën se Uashingtoni i di “të gjitha taktikat dhe teknikat” që Moska mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohet në bisedime diplomatike me shpresën për të lehtësuar tensionet në Evropën Lindore.

“Sigurisht që ka mundësi që rusët nuk janë aq sa të duhet të angazhuar në diplomaci dhe se diplomacia mund të mos ndikojë në vendimin e tyre përfundimtar, nëse do të pushtojnë apo do të ndërhyjnë në një mënyrë a një tjetër, në Ukrainë. Por ne kemi një përgjegjësi për të vazhduar rrugën diplomatike, duke shkuar sa më larg të mundemi, sepse është mënyra më e përgjegjshme për t’i dhënë fund kësaj situate”, tha Blinken për rrjetin televiziv NBC.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë tani, duke thënë se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë e Perëndimit për të penguar agresionin e mundshëm rus kundër Ukrainës.

Grumbullimi i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën ka ngjallur shqetësime në Perëndim duke nxitur frikën mbi një pushtim të mundshëm rus. Nëse Rusia kryen një inkursion, Perëndimi ka kërcënuar me sanksione me efekte ekonomike të gjera. Moska ka thënë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën.

“Kur bëhet fjala për sanksione, qëllimi i tyre është të pengojnë agresionin rus. Dhe ndaj, nëse ato do të vendoseshin tani, e humbasin efektin parandalues”, thaBlinken për rrjetin televiziv CNN, i cili shtoi më tej se, nëse edhe një ushtar i vetëm rus hyn në Ukrainë në mënyrë agresive, kjo do të shkaktonte një reagim të fortë.

I pyetur nëse duart e SHBA-së ishin të lidhura mbi Ukrainën për shkak të nevojës së saj për mbështetjen ruse në bisedimet e veçanta për frenimin e programit bërthamor të Iranit, zoti Blinken, tha për rrjetin televiziv CBS: “Aspak!”. (VOA)

LAJMI KRYESOR: ‘Një tjetër zog në Kiev’/ SHBA dërgon pjesën e dytë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti rusi-ukraine antony blinken konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2022, 19:59

Çfarë dimë mbi krizën në Ukrainë?

UKRAINË– Papa Françesku bëri thirrje për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen &c...