Bota

Mbi 20 deputetë me COVID, masa të posaçme për votimin e presidentit të ri të Italisë

23 Janar 2022, 22:11 Nga DOSJA
Mbi 20 deputetë me COVID, masa të posaçme për votimin e

ITALIA – Italia zhvillon nesër raundin e parë të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Edhe pse ka shumë përfaqësues të infektuar me COVID-19 (mbi 20), atyre do të lejohet të votojnë, por nën masa të rrepta të kujdesit shëndetësore. Sipas mediave italiane, anëtarët e Dhomës së Deputetëve do të shkojnë në parkingun e sheshit Montecitorio pranë Dhomës së Deputetëve. Ata do të lejohen të futen në një kabinë private ku do të hedhin votën. Kutitë e votimit do të vendosen në arka prej druri të higjenizuara me rreze UVA. Seanca e nesërme do të nisë në orën 15:00 dhe pritet të zgjasë rreth 6 orë.

Më pas, deputetët e infektuar me COVID-19 do të kthehen në banesat e tyre dhe nuk u lejohet që të ndalojnë ose të takojnë persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se nuk pritet që nesër të zgjidhet presidenti i ri i vendit. Kreu aktual i shtetit Serxho Matarela nuk pranoi të kandidonte për një mandat të dytë. Ish-kryeministri Silvio Berluskoni nuk ia doli të siguronte numrin e mjaftueshëm të votave për të kandiduar për president të Italisë.

Burimi: Rai

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dhoma e deputetëve presidenti i italise dhoma e deputetëve presidenti i italise

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2022, 19:59

Çfarë dimë mbi krizën në Ukrainë?

UKRAINË– Papa Françesku bëri thirrje për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen &c...