Bota

VD/ 50 mijë qytetarë kundër masave anti-COVID, sulmohen zyrat e BE në Bruksel

23 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
VD/ 50 mijë qytetarë kundër masave anti-COVID, sulmohen zyrat e

BRUKSEL – Kryeqyteti i Belgjikës u përfshi nga protestë masive kundër masave të ashpra të qeverisë për mbrojtjen nga COVID-i. Mediat e huaja shkruajnë se 50 mijë persona vërshuan në rrugët e Brukselit, ku kanë vandalizuar dhe zyrën e Bashkimit Europian, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Europian  (EEAS).

Me maska anti-COVID dhe kapuçë, demonstruesit dhunuan zyrat e EEAS-it në Bruksel. Situata u acarua më shumë në orën 17:30, ndërsa në orën 20:00 gjendja në qytet është stabilizuar.

Sipas informacioneve të policisë belge, 3 policë dhe 12 protestues janë lënduar nga përplasjet e dhunshme fizike ditën e sotme. Në total, janë arrestuar 76 persona për kryerjen e veprave penale të vandalizimit dhe prishjes së qetësisë publike.

Dhuna e protestuesve u dënua nga Përfaqësuesi i Lartë  i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguerinë Josep Borrell.

POSTIMI I JOSEP BORRELL
Dënoj me forcë shkatërrimin e pakuptimtë dhe dhunën gjatë manifestimit sot në Bruksel duke përfshiorë dhe zyrën tonë te EEAS-it. Faleminderit burrave dhe grave të policisë federale që vepruan në kohë.

Strongly condemn the senseless destruction and violence at the manifestation in Brussels today, including against our @eu_eeas /@EU_FPI premises.

Thanks to the ëomen and men of the @federalepolitie @policefederale for their action. #Bruxelles pic.tëitter.com/YëF9lv5xMx

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 23, 2022

BRUXELLES – Les policiers à l’intérieur du Siège du Service européen pour l’action extérieure (SEAE) sont violemment pris à partis.

Importantes tensions en cours. https://t.co/hgzhfku4iD pic.tëitter.com/OI5VE21Cab

— Clément Lanot (@ClementLanot) January 23, 2022

Disa kryeqytete të Europës janë përfshirë nga protesta të mëdha kundër vendimeve të qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm. Belgjika regjistroi sot protestën më të madhe kundër masave të ashpra anti-COVID-19 që kur nisi pandemia.

Burimi: Politico

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bruksel josep borrell protesta anti-covid bruksel josep borrell protesta anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2022, 19:59

Çfarë dimë mbi krizën në Ukrainë?

UKRAINË– Papa Françesku bëri thirrje për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen &c...