Bota

Përshëndeti me gjest nazist para kampit të Auzhvicit, arrestohet turistja holandeze

23 Janar 2022, 21:40 Nga DOSJA
Përshëndeti me gjest nazist para kampit të Auzhvicit, arrestohet

POLONI – Një turiste holandeze përfundoi në burg pasi përshëndeti me gjest nazist përpara ish-kampit famëkeq të përqëndrimit në Auzhvic-Bikernau. Edhe pse ajo u përpoq të shfajësohej duke thënë se kishte bërë thjesht një shaka, prokuroria polake vendosi menjëherë që ajo të dërgohej në paraburgim. Emri i saj nuk është bërë publik deri tani. Fillimisht, ajo është gjobitur dhe më pas do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor.

Gjermania naziste ndërtoi kampin e tmerrshëm të shfarosjes në Auzhvic-Bikernau në vitin 1939 pasi kishte pushtuar Poloninë. Në këtë kamp raportohet se kanë vdekur rreth 1.1 milionë njerëz, ku thuaje 1 milionë viktima konsiderohen si hebrenj.

Kampi famëkeq u çlirua nga forcat sovjetike në vitin 1945. Ai shërben si muze për çdo turist dhe qytetar që të solidarizohet për krimet dhe masakrat kundër njerëzimit të kryer nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2022, 19:59

Çfarë dimë mbi krizën në Ukrainë?

UKRAINË– Papa Françesku bëri thirrje për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen &c...