Aktualitet

U dhunua nga RENEA, Policia e Shtetit i kërkon ndjesë gazetarit Enver Doçi: Faji i efektivit, nuk do të ndodhë më

29 Qershor 2019, 21:13 Nga DOSJA
U dhunua nga RENEA, Policia e Shtetit i kërkon ndjesë gazetarit Enver

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar pas dhunimit të gazetarit Enver Doçi. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se grupi i efektivëve ka arrestuar në Peshkopi një person me precedentë të shumëfishtë penalë dhe se operacioni ka qenë i rrezikshëm.

Për këtë arsye policia sqaron më tej se një nga efektivët është treguar i pakujdesshëm ndaj gazetarit që po filmonte dhe e ka shtyrë. Në njoftim gjithashtu i është kërkuar ndjesë gazetarit Doçi.

Policia e Shtetit premton se një rast i tillë nuk do të përsëritet më, pavarësisht rrethanave.

Njoftimi i Policisë Dibër

Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks.

Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar.

Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV “Neës 24”.

Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.

Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave.

Gazetari Enver Doçi u dhunua mbrëmjen e sotme nga një efektiv i RENEA-s. Doçi po filmonte në momentin që efektvi i mori telefonin dhe e goditi me tytë automatiku.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i gazetarit enver doçi policia i kerkon ndjese gazetarit doçi dhunimi i gazetarit enver doçi policia i kerkon ndjese gazetarit doçi

Sondazh

Poll