Aktualitet

Tentuan të cënojnë votimet/ Raporti i prokurorisë: 12 procedime dhe 75 të arrestuar

29 Qershor 2019, 19:46 Nga DOSJA
Tentuan të cënojnë votimet/ Raporti i prokurorisë: 12

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur raportin mbi personat e proceduar dhe të arrestuar, pasi tentuan të cënojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Në njoftimin e bërë publik nga prokuroritë, bëhet me dije se 12 persona janë proceduar, ndërsa 75 të tjerë janë arrestuar.

NJOFTIM PËR MEDIAN NGA PROKURORITË: 

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 12 (dymbëdhjetë) procedime me 75 (shtatëdhjetë e pesë) persona të arrestuar/ ndaluar. Konkretisht:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2 (dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

Procedimi penal nr. 1183 datë 14.06.2019, me 7(shtatë) persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar respektivisht nga nenet 262, 293, 325 e 25 të Kodit Penal,

Procedimi penal nr. 1250 datë 26.06.2019, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal  me 1 (një) person nën hetim;

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

-Procedimi penal i vitit 2019 për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pronës” e parashikuar nga neni 152/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Për këtë procedim janë arrestuar 5(pesë) persona, ndërsa 2 (dy) persona janë ndaluar me iniciativë nga policia gjyqësore. Sa ju përket masave të sigurimit, rezulton se 4 (katër) janë me masë sigurimi “arrest në burg”,  2 (dy) me masë sigurimi “arrest shtëpie”, dhe 1 (një) person me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”.

-Procedimi penal nr. 983 i vitit 2019 i regjistruar për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) persona. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

-Procedimi penal nr. 987 viti 2019 i regjistruar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal, dhe “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal. Nuk ka akoma persona nën hetim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 12 persona te proceduar 75 persona te arrestuar prokuroria e pergjithshme zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 12 persona te proceduar 75 persona te arrestuar prokuroria e pergjithshme zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll