Aktualitet

Një ditë para votimeve, shpërndahen materialet zgjedhore në KZAZ, ndërkombëtarët mbërrijnë në Tiranë

29 Qershor 2019, 16:46 Nga DOSJA
Një ditë para votimeve, shpërndahen materialet zgjedhore në

SHQIPËRI– Një ditë para se shqiptarët të shkojnë para kutive të votimit, në të gjithë vendin ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore. 

Edhe pse ishin paralajmëruar pengesa dhe përplasje për të moslejuar hapjen e KZAZ-ve, deri më tani duket se situata është e qetë. 

Ajo që bie në sy nga shpërndarja e materialeve zgjedhore, është fakti se kutitë dhe sendet e tjera janë transportuar me makina personale. 

Në automjete ka pasur edhe efektivë policie. Në lidhje me transportimin e materialeve zgjehdore ka pasur një reagim nga ana e kandidatit të Alenacës Kuqezi në Prrenjas, Myslym Karriqi.

Ky i fundit është shprehur se pavarësisht se është kandidat nuk është thirrur për shpqërimin e materialeve zgjedhore.

“Materialet u shpërndanë të shoqëruara vetëm nga anëtarë të PS-së. Në mënyrë flagrante materialet u shpërndanë pa policinë. Unë si kandidat nuk u thirra,”-mohet të jetë shprehur Karriqi.

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet lokale, ku opozita e bashkuar ka zgjedhur që t’i bojkotojë, ndërsa maxhorca garon e vetme në më shumë se 30 bashki. 

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e shtetit shkoder shperndarja e materialeve zgjedhore elbasan policia e shtetit shkoder shperndarja e materialeve zgjedhore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2019, 12:37

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja epiqendra

TIRANË- Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, rreth orës 13:25. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qen...