Aktualitet

Policia terror me armë në Peshkopi, publikohet videoja kur dhunohet gazetari Doci (Video)

29 Qershor 2019, 20:18 Nga DOSJA
Policia terror me armë në Peshkopi, publikohet videoja kur dhunohet

PESHKOPI– Policia ka ndërmarrë masa pas sulmeve që kanë ndodhur në disa KZAZ-të e vendit.

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se dy furgona me efektivë kanë arrestuar me dhunë disa qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Peshkopisë. Efektivët e policisë dëgjohen teksa bërtasin dhe njërin prej qytetarëve e godasin me tytën e armës një qytetar. Më pas dy prej tyre i fusin në furgon për t’i shqëruar.

Sipas Gjunkshit personi që goditet me tytën e armës dhe i merret celulari është gazetari Doci, edhe pse nuk dallohet mirë nga pamjet. Gazetari Enver Doci u dhunua dhe ju mor telefoni pasi po filmonte disa momente të arrestimit të qytetarëve.

(f.m & a.s/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gazetari enver doci momenti kur dhunohet enver doci xhemal gjunskhi dhunohet gazetari enver doci momenti kur dhunohet enver doci xhemal gjunskhi

Sondazh

Poll