Aktualitet

Përgjaket mbrëmja e maturës, vdes 18-vjeçari pas aksidentit të çmendur në Thumanë, 4 në gjendje të rëndë/ Si fluturo

29 Qershor 2019, 18:21 Nga DOSJA

KRUJË– Një 18 vjeçar i identifikuar si Ahmet Keqi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa 4 shokët e tij ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Dosja.al mëson se 5 të rinjtë po ktheheshin nga mbrëmja e maturës dhe teksa udhëtonin me një automjet tip “Wolkswagen”, kanë dalë nga rruga në aksin Thumanë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Këneta, kur makina ka marrë një kthesë të fortë si pasojë e shpëjtësisë së çmendur me të cilën po udhëtonin të rinjtë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al automjeti ka fluturuar rreth 100 metra larg rrugës dhe ka përfunduar në një banesë që po ndërtohet.

Keqi humbi jetën rrugës për në spital ndërsa katër shokët e tij A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet keqi aksident ne kruje aksident ne thumane vdes 18-vjeçari ahmet keqi aksident ne kruje aksident ne thumane vdes 18-vjeçari

Sondazh

Poll