Aktualitet

Dhunohet nga policia gazetari Enver Doçi: Më morën telefonin dhe më goditën me tytë automatiku. Meta: Të zbardhet ngjarja

29 Qershor 2019, 19:47 Nga DOSJA
Dhunohet nga policia gazetari Enver Doçi: Më morën telefonin

DIBËR– Dhunohet gazetari Enver Doçi . Gazetari i televizionit “Neës 24”, është dhunuar nga policia në Peshkopi në momentin që po filmonte disa momente arrestimesh.

Teksa policia po arrestonte disa persona, Doçi ka nxjerrë telefonin për të filmuar. Në këtë moment një nga efektivët e policisë është afruar tek gazetari dhe i ka marrë telefonin. Më pas polici i Forcave të Lëvizshme Operacionale e ka goditur Doçin me tytën e arms në krahë dhe në këmbë.

Vetë gazetari në një lidhje me televionin “News 24” ka treguar policët i kanë marrë telefonin teksa po filmonte dhe më pas e kanë goditur me tytën e automatikut dhe me karikator. Ai më pas rrëfen se është nisur për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Pasi ky lajm u bë publik, ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka publikuar momentet e dhunimit të gazetarit. Gjunkshi e quan të paprecedentë këtë rast. 

Ndërsa Albana Vokshi në një reagim në rrjetet sociale është solidarixuar me gazetarin, duke e quajtur të paprecedentë këtë dhunim.

Në lidhje me këtë dhunim ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Në një status në rrjetet sociale, Meta dënon dhunimin e gazetarit dhe bën apel për zbardhjen e ngjarjes.  

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana vokshi dhunohet enver doçi diber enver doçi ilir meta xhemal gjunkshi albana vokshi dhunohet enver doçi diber enver doçi ilir meta xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll