Aktualitet

“Njëri me tytën e automatikut tjetri me karikator”, gazetari tregon dhunën e policisë: Po shkoj në spital

29 Qershor 2019, 20:44 Nga DOSJA
“Njëri me tytën e automatikut tjetri me karikator”,

PESHKOPI– Gazetari Enver Doçi ka treguar momentet e dhunimit nga policia në Peshkopi. Në një lidhje telefonike për “Neës 24”, Doçi ka rrëfyer se po shkonte në spital pas dhunimit, i shoqëruar nga disa kolegë të tij.

Gazetari ka shpjeguar se po filmonte në momentin që është dhunuar dhe se njëri nga efektivët e ka goditur me tytën e automatikut dhe më pas i ka marrë telefonin. Doçi ka kërkuar që telefoni t’i kthehej por në këtë moment efektivi i RENEAS i ka gjuajtur me shkelm aparatit dhe gazetarin e ka goditur dhe me karikator.

Policia më goditi, më hodhi telefonin në tokë dhe më pas i ra në shkelm. Ndërkohë, njëri prej tyre më goditi me tytën e armës. Ishin të RENEA. Tani unë po shkoj në spital, po më shoqërojnë disa kolegë.

Iu kërkova telefonin, duke iu thënë se jam gazetar, por ata më këputën kartën e gazetarit dhe më morën celularin. Njëri më ra me tytën e automatikut, tjetri me karikator,”– tregon gazetari Enver Doçi.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gazetari enver doci enver doçi dhunohet gazetari enver doci enver doçi

Sondazh

Poll