Bota

‘Shkundet’ sërish Greqia, lëkundje të forta tërmeti në Kretë, raportimet e para

23 Janar 2022, 07:07 Nga DOSJA
‘Shkundet’ sërish Greqia, lëkundje të forta

GREQI – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Greqi janë regjistruar disa lëkundje të forta sizmike, të cilat kanë qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter. Lëkundjet janë regjistruar në Kretë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës , lëkundjet janë regjistruar në zonën detare në jug të ishullit, me thellësi 17.5 kilometra, 76 kilometra në jug-juglindje të fshatit Zakros, në prefekturën e Lassithit të Kretës.

Nga të dhënat e para nuk rezulton se ka pasur dëme në njerëz apo materiale, por lëkundjet e forta kanë alarmuar banorët e ishullit, duke bërë që të braktisin shtëpitë e tyre.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota termet ne greqi tërmet në kretë termet ne greqi tërmet në kretë

Sondazh

Poll