Politike

‘8 janari’/ ‘E.A. do vritet’, Paloka: Pse do eliminoja unë Enkelejdin? Apo Gridën?

22 Janar 2022, 17:49 Nga DOSJA
‘8 janari’/ ‘E.A. do vritet’, Paloka: Pse do eliminoja

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e Spartak Brahos lidhur me vrasjen e një kolegu më përplasjen e 8 janarit në selinë e PD-së. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Kjo Javë”, Paloka tha se komenti i ish-deputetit socialist nuk duhej marrë parasysh, duke mos e kursyer ironinë.

“Më vjen turp që kam qenë koleg me ta. Doli foli Spartak Braho që e dinë të gjithë kush është dhe iu vu Garda Enkelejd Alibeaj. Po pse do shkoja unë  të vrisja Enkelejdin? Apo Grida Dumën? Po e them edhe njëherë, më vjen turp që kam qenë koleg me ta,”-tha në fjalën e tij Paloka.

Spartak Braho paralajmëroi në 7 janar se një deputeti të Partisë Demokratike me inicialet E.A. rrezikohej të vritej në protestën e një ditë më pas në selinë blu. I vetmi deputet brenda selisë me të njëjtat iniciale ishte vetë Alibeaj, por ky i fundit tha pas përplasjes në seli se paralajmërimit nuk i kishte kushtuar rëndësi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka enkelejd alibeaj edi paloka enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll