Politike

Lista me emrat! Mbështetësit e Berishës te selia e PD:Nuk ishin në Kuvendin e Bashës

22 Janar 2022, 13:14 Nga DOSJA
Lista me emrat! Mbështetësit e Berishës te selia e PD:Nuk ishin

TIRANË-Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Mbështetësit e Berishës kanë lexuar disa emra, që sipas tyre, pretendohet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, por në të vërtetë kanë qenë duke votuar në referendumin e ish-kryeministrit. Ata përmendën edhe disa emra, që sipas tyre, nuk kanë qenë fare në Shqipëri, por që thuhet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e Bashës.


“Eris Goxhaj, kryetar grupseksioni 3, Ergyn Kërtoku, kryetar grupseksoni 9, Flutura Morja, Heldi Kulla, kryetar seksioni, Irena Muçohasaj, Jurgen Baçi, Klaudio Biraçi, Lefter Troja, Marjon Gjinaj, Muharem Aliçka, Naim Nazeraj, Petrit Ponari, Sadik Zeqiri, Safete Kurti, Tefik Lila, Petro Tusha, Anila Gjinaj, etj. Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se këta persona, që janë deklaruar se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, as kanë marrë pjesë, as kanë qenë aty, por kanë qenë duke votuar në referendumin e Berishës. Ju bëj me dije se ne si degë do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë, për të vënë para përgjegjësisë ata që guxojnë apo do të guxojnë të dëmtojnë demokracinë. Dritan Sopoti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është anëtar i PD, por është anëtar i Partisë Socialiste. Jurgen Baci ndodhet në Angli, Marjon Gjinaj gjithashtu ndodhet në Angli. Këto janë më se të vërtetueshme”, thanë mbështetësit e Berishës.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mbeshtetesit e berishes partia demokratike mbeshtetesit e berishes partia demokratike

Sondazh

Poll