Politike

VIDEO/ Rama dhe Meta në telefon gjatë meshës së parë të Imzot Arjan Dodaj

22 Janar 2022, 13:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama dhe Meta në telefon gjatë meshës së parë

TIRANË– Gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës së Arjan Dodajt si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kaluan pak kohë në telefon. Rama u pa brenda Katedrales së Shën Palit duke chatuar, ndërkohë që kamera fokusoi dhe presidentin që nxori nga xhepi i xhaketës telefonin.

Sipas rregullave të kishës duhet të kërkohet leje për përdorim të telefonit brenda ambienteve të kishës apo çdo lloj institucioni fetar.

Mesha u mbajt sot në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Imzot Arjan Dodaj është emëruar një muaj më parë nga Papa Françesku si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës, duke zëvendësuar Imzot George Frendo-n në këtë detyrë. Dodaj bëhet kështu kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.

LAJMIKRYESOR: VD/Ceremonia! Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Arjan Dodaj

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll