Politike

Basha:Jemi kaq shumë sa nuk na nxë salla,mirëpresim demokratët e ndershëm të kthehen

22 Janar 2022, 17:24 Nga DOSJA
Basha:Jemi kaq shumë sa nuk na nxë salla,mirëpresim

DURRËS – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha mirëpriti të gjithë demokratët që dolën kundër tij në protestën e 8 janarit në selinë blu. Në takimin e sotëm me demokratë dhe qytetarë të Durrësit, Basha shtoi se gënjeshtrat e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk mund të besohen më. Ai tha fakt është numri i madh i pjesëmarrësve në mbledhjen e sotme, ku Basha përmendi se kishte të tjerë që ndodheshin jashtë sallës.

“Kështu do vazhdojmë ne? Për hir të një individi? Askuish nuk të ndjek kështu. Kjo është arsyeja pse jemi kaq shumë dhe nuk na nxë salla.

Do ta përfundojmë këtë tollovi me të kalurën. Do ta shtrijmë dorën ndaj atyre demokratëve të ndershëm të tollovitur nga masakra zgjedhore që humbën rrugën. Sipërmarrësve u themi ejani, kthehuni në shtëpinë e lirisë.

Kjo është fatura të paguajmë, shikoni si e mban Rama Vangjush Dakon. E di ai se çfarë ndodh po ta lëshojë? E merr me vete. Kjo që ka ndodhur këtu, s’ka ndodhur në asnjë parti tjetër politike.

Baza demokrate të flijohet për një njeri, sikur janë dele?! Të gjithë demokratët bashkë, janë garancia e shpresa për ta nxjerrë Durrësin, Krujën dhe Shqipërinë nga errësira e Ramës dhe brinjve të tjera të Bermudës.

Dimë ta lamë pas të shkuarën, por jo ta harrojmë atë. Dimë të kërkojmë falje për ato se çfarë gabimesh kemi bërë dhe për ata që kemi braktisur”, bëri me dije Lulzim Basha në Durrës.

LAJM KRYESOR: “Bëmë burg për ty, na shite te Rama”/ Basha në Durrës: Shqipëria do bëhet si PD

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha ne durres sali berisha lulzim basha ne durres sali berisha

Sondazh

Poll