Politike

VD-Kordon policor për ta mbrojtur!Basha pritet me protestë në Durrës: Turp! Na shite

22 Janar 2022, 16:09 Nga DOSJA
VD-Kordon policor për ta mbrojtur!Basha pritet me protestë në

DURRËS- Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë në protestë kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Dhjetra qytetarë kanë dalë për të pritur me protestë Bashën në qytet, ku do të zhvillojë një takim me mbështetësit e tij. Në duar ata mbajnë pankarta në të cilat lexohet; Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama!; Lulzim Brava peng i qeverisë!; Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja! apo dhe STOP kapjes së PD nga Rama…!


Ndërkohë që Basha nuk ka mbërritur ende në qytet, efektivët e Policisë së Shtetit kanë krijuar një kordon për të siguruar numrin një të PD-së, duke mbajtur larg tij turmën e protestuesëve. Megjithatë deri më tani nuk janë shkaktuar incidente, por vetëm ka pasur thirrje kundër Bashës me megafon. 

LAJMI KRYESOR: ‘Ne bëmë burg, ti na shite tek Rama’/ Basha shkon në Durrës, pritet me protestë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne durres lulzim basha proteste kunder bashes ne durres sali berisha basha ne durres lulzim basha proteste kunder bashes ne durres sali berisha

Sondazh

Poll