Politike

Basha: Dako cakton kandidatin për Durrësin, 3 persona s’e duan vettingun

22 Janar 2022, 17:07 Nga DOSJA
Basha: Dako cakton kandidatin për Durrësin, 3 persona s’e duan

DURRËS – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili sipas tij ushtron ende kontroll në këtë bashki duke përcaktuar dhe kandidaten për kryetare të bashkisë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Emirjana Sakon. Në takimin e sotëm me demokratët e Durrësit, Basha tha se vetëm 3 persona nuk e duan vettingun ndaj politikanëve në Shqipëri. Ai nënkuptoi se ata janë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u zotua se vettingu në politikë duhet të realizohet sa më shpejt.

“Kurrë nuk e pranojmë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Kërkojmë kthimin në sistem zgjedhor 1 orë e më parë si për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore që të ketë njerëz me integritet në krye të institucioneve. Të ndahet politika dhe krimi. Njerëz si Dako caktojnë kandidatë për Durrësin edhe sot, por duhet të përfundojnë prapa hekurave.

Sado kohë të marrë drejtësia, çdo kandidat të shkojë përpara vettingut. 3 veta nuk e duan vettingun e politikanëve, gjoja për arsye të ndryshme. Pse nuk e duan? Sepse ndahet shapi nga sheqeri”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: “Bëmë burg për ty, na shite te Rama”/ Basha në Durrës: Shqipëria do bëhet si PD

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha vangjush dako zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha vangjush dako zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll