Politike

Basha: S’mund t’i besohet Ramës, tha 300 mijë vende pune, përzuri 500 mijë në azil

22 Janar 2022, 17:13 Nga DOSJA
Basha: S’mund t’i besohet Ramës, tha 300 mijë vende pune,

DURRËS – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi projektin e Portit të Durrësit, për të cilën është akuzuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha si i përfshirë në të. Në takim me demokratët e qytetit bregdetar, Basha tha se Partia Demokratike do të ndjekë çdo hap ligjor dhe kushtetues për ta bllokuar zbatimin e këtij projekti të qeverisë socialiste të cilin e konsideron mafioz.

Ai shtoi se nuk mund t’i besohet kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit pasi është përgjegjës për largimin e 300 mijë të rinjve shqiptarë, keqmenaxhimin e COVID-19 dhe rënien e nivelit të arsimit në Shqipëri duke e krahasuar me atë të kontinentit afrikan.

“Dy fjalë për portin e Durrësit. Se s’është hera e parë që po flas. Kur njeriu ska gjë për të fshehur dhe është i pastër, kur ka të vërtetën me vete, ajo është arma më e mirë për t’u përballur . Pse është kaq e prekshme? Sepse është provë korrupsioni. Nëse ke për qëllim të zhvillosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh një nga qendrat më të mëdha në Shqipëri, nuk i kalon ligjet në mes të natës, pa konsultim. Siç bëri kur solli një sheik para zgjedhjeve dhe na i nxjerr për Krishtlindje dhe Ramazan. Del para durrsakëve, shpalos planin, çfarë leverdie ka për pronat publike, çfarë do të ndodhë me to, çfarë do të ndodhë me portin, sa premton të punësosh? Ky njeri s’mund të jetë Rama që nga premtimi i 300 mijë vende pune dhe bëri 500 mijë të rinj me familje të ikin në azil. Premtoi shëndetësi falas dhe i mbushi spitalet me pacientë nga pandemia. Premtoi arsim cilësor e ktheu në cilësi të vendeve të Afrikës. Jemi kundër dhe do të hedhim të gjith hapat ligjorë dhe kushtetues që porti i Durrësit, që është projekt fantazëm me një grup oligarkësh, të mos bëjë asnjë milimetër. Jo se jemi kundër zhvillimit, por jo të bëhet në kurriz të pronarëve të tokave. Do na kenë përballë me shoqërinë civile, me qytetarët e Durrësit për këtë projekt mafioz”, u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: “Bëmë burg për ty, na shite te Rama”/ Basha në Durrës: Shqipëria do bëhet si PD

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne durres lulzim basha lulzim basha ne durres

Sondazh

Poll