Media austriake: Askush nuk dëshiron të bëhet president në Shqipëri
Ilir Meta dhe artikulli AUSTRI- Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri po ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare...
Ilir Meta dhe artikulli AUSTRI- Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri po ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare...
Nikos Dendias TIRANË- Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, deklaroi ditën e sotme se kanë rënë dakord që ç&eum...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përplasur me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend,...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ditën e sotme ministren Elisa Spiropalin se bashkëshorti i saj...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot takim me demokratë dhe qytetarë të Durrësit. Kryedemokrati është pritur sërish me protesta, të cilat janë kthyer në diçka normale për takimet e tij. Përpara se të mbërrinte në qytetin bregdetar, një grup demokratësh, që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha protestuan me pankarta para hyrjes së sallës ku do të zhvillohej mbledhja. “Ne bëmë burg për ty, ti na shite te Rama” ishte slogani kryesor i kësaj proteste. Megjithatë, policia krijon kordon me efektivë për të shmangur përplasjet e mundshme mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës.
Në sallën me demokratët e Durrësit, Basha tha beteja për të marrë drejtimin e Shqipërisë nuk është e pamundur për t’u fituar. Ai theksoi se në të njëjtën mënyrë siç u nda PD nga e shkuara me përjashtimin e Sali Berishës, në të njëjtën mënyrë do të mbyllë dhe Shqipëria tranzicionin politik. Basha denoncoi dhe projektin e Portin e Durrësit duke e konsideruar aferë korruptive. Kryedemokrati premtoi se partia e tij do të ndjekë çdo hap ligjor dhe kushtetues për ta bllokuar zbatimin e tij.
Në vijim të fjalës së tij, Basha akuzoi dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, për të cilin përmendi se ka caktuar Emirjana Sakon si kandidate për postin e kryebashkiakes së Durrësit në zgjedhjet e ardhshme të pjesshme në 6 mars.
Lideri i opozitës shprehu se është emergjente realizimi i reformës zgjedhore dhe vettingut në politikë. Basha akuzoi Berishën, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta si kundërshtarë të realizimit të procesit të vetingut në sistemin politik në Shqipëri.
Në fund të fjalës së tij, lideri demokrat Basha ftoi të gjithë demokratët që kanë dalë kundër tij pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit dhe protestës së 8 janarit në selinë blu. Ai mirëpriti të gjithë sipërmarrësit dhe të persekutuarit dhe grupet e tjera të interesit të kthehen për të kontribuar në PD.
ÇFARË KA NDODHUR NË PD?
Që prej 9 shtatorit 2021 kur Lulzim Basha shpalli pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat një ditë para se Kuvendi të niste punimet e legjislaturës së 10-të, partia më e madhe opozitare është përfshirë në krizën më të thellë politike që prej themelimit të saj. Berisha paralajmëroi lëvizjen për rithemelimin e PD dhe shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit. Në muajin dhjetor, u qartësuan ndarjet brenda Partisë Demokratike me zhvillimin e dy kuvendeve (11 dhjetor në ‘Air Albania’ i thirrur nga Sali Berisha dhe 18 dhjetor nga Lulzim Basha në ‘Pallatin e Kongreseve) dhe referendumi i 18 dhjetorit. Palët kanë miratuar vendime kundër njëri-tjetrit. Berisha pretendon se rreth 44 mijë demokratë shkarkuan Bashën funksioni i liderit demokrat. Gjithashtu, dy fraksionet brenda selisë blu kanë miratuar ndryshime në statut, të cilat do të marrin përgjigje përfundimtare në gjykatë.
Kulmi i konfliktit arriti në 8 janar 2022, kur mbështetës të Sali Berishës hapën dyert e blinduara të godinës së PD dhe hynë brenda. Policia e Shtetit ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë demonstruesit. Berisha dhe Basha akuzuan njëri-tjetrin se kanë përfshirë elementë kriminalë në radhët e tyre.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e 10 janarit përjashtimin 8 deputetëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.
Berisha ka paralajmëruar protesta dhe takime me qytetërët në të gjithë Shqipërinë. Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit ka zhvilluar takimet e para në Berat dhe Lushnje. Basha dhe mbështetësit e tij kanë nisur turin e takimeve me demokratët në Fier, Tiranë dhe Kurbin. Kryedemokrati është pritur me protesta ku i është kërkuar largimi nga PD.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Basha:Jemi kaq shumë sa nuk na nxë salla,mirëpresim demokratët e ndershëm të kthehen
Basha: S’mund t’i besohet Ramës, tha 300 mijë vende pune, përzuri 500 mijë në azil
Basha: Dako cakton kandidatin për Durrësin, 3 persona s’e duan vettingun
Basha në Durrës: Siç është PD sot, do të jetë Shqipëria nesër
Kordon policor për ta mbrojtur! Basha pritet me protestë në Durrës: Turp! Na shite
(d.v.,k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandem...
VLORË– Stuhia që pritet të godasë vendin tonë duke se ka nisur që të japë sinjalet e para se është pranë. Si pasojë e uljes së temperaturave dëbora k...
RUSI– Moska “ndan” plotësisht “shqetësimin” për fanatizmin e personazheve në Prishtinë dhe Tiranë dhe synimin e tyre për të krijua...
TIRANË- 5 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar...
KUÇOVË– Fetah Marra, i arrestuari që dyshohet se ka vrarë fqinjën e tij 64-vjeçaren Fatime Suli, duket se ka pasur edhe probleme të tje...
MAQEDONI E VERIUT- Engjëll Cani, 60 vjeç, rezulton i humbur që prej pasdites së djeshme më 21 janar 2022. Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë e bija ...
TIRANË – Forcat e policisë në kryeqytet kanë arrestuar 10 persona si dhe vendosën të hetojnë në gjendje të lirë 2 të tjerë për kryerjen e veprave të ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka ngritur disa pyetje lidhur me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit t...
TIRANË– Stuhia po vjen! I gjithë vendi ynë është përfshirë nga një mot i ftohtë me temperatura minus thuajse në të gjithë vendin. Sipas Shërbimit Met...