Politike

VD-Berisha-Mark Markut: Je bërë avokat i Lulzim Bravës 

22 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
VD-Berisha-Mark Markut: Je bërë avokat i Lulzim Bravës 

MIRDITË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur ish-deputetin Mark Marku avokat të Lulzim Bashës. Gjatë foltores që ka mbajtur ditën e sotme, Berisha ka thënë se në momentin që Marku u caktua deputet e priti mirë, pasi ka dalë kundër Ramës në studiot televizive. Ai gjithashtu ka thënë se Marku bëri gabim në momentin që dha dorëheqjen pasi tradhëtoi qytetarët që e votuan.


“Kur u caktua Mark Marku për deputet, e prita mirë pasi tetë vite qëndroi kundër Edi Ramës nëpër studio. A mund ta marrë kush vesh tani Mark Markun? Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD-së në qershor. Bëri gabim të madh që dha dorëheqjen në mënyrë enigmatike. Nuk erdhi te ju para se ta bënte këtë.

Tani, le ta pyesim së bashku zotin Marku: Mirë në Kuvendin e qershorit i the të gjitha ato, por për atë Kuvendin me 1954-shin pse nuk thua gjë? Je bërë një avokat i Lul Bravës? Çfarë të shtyn ty si pedagog dhe intelektual të bësh avokatinë e një njeriu, i cili atyre që të nderuan ty dhe të dhanë mandatin, u hedh helm, gaz, bomba shurdhuese dhe u thotë se 1954 vota janë 5004 vota? Ky qëndrim është akt-akuza më e rëndë që i bën vetes tënde. Unë vlerësoj çdo kundërshtar që më del, por ndjej dhimbje të madhe kur njeriu sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- ‘Foltorja’ në Mirditë! Berisha: Përfaqësuesit e SHBA si të Ramës

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne rreshen 22 janar 2022 mark marku sali berisha berisha ne rreshen 22 janar 2022 mark marku sali berisha

Sondazh

Poll